Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 20 vjet që nuk është bërë regjistrimi i popullsisë

March 22, 2021, PAAC
Duke patur parasysh se në Maqedoninë e Veriut ka mbi 20 vjet që nuk është bërë regjistrimi i popullsisë dhe duke konsideruar vlerën e regjistrimit në zhvillimin socio-ekonomik në Maqedoninë e Veriut si dhe rolin politik të zhvillimeve të mëtejme, Kongresi Panshqiptar Amerikan, ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe shoqatave që veprojnë në SHBA dhe që vijnë nga Diaspora Shqiptare e Maqedonisë së Veriut të mobilizohen sa më shumë për organizimin masiv në regjistrimin e pupullsisë së Mërgatës Shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Regjistrimi kërkon numrin amzë të të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, numër të cilin mund ta gjeni në pashaportën, letrën e njoftimit ose në çertifikatën e lindjes nga Maqedonia e Veriut.
Regjistrimi është hapur me datën 1 mars dhe do te vazhdoje deri më 21 prill të këtij viti.
Ju lutemi regjistrohuni!
Regjistrimi për Mërgatën Shqiptare mund të bëhet online në linkun më poshtë: